You are here

Si te instaloj program ne UBUNTU ?

beni_peja's picture

Pershendetje,

Jam nje perdorues i ri ne boten e Linux-it.
Kam te instaluar Virtual Machine dhe ne kuader te saj kam instaluar Ubuntu.Te them te drejten Ubuntu me ka hyre ne qef, besoj qe shum shpejt do te kaloj vetem ne Linux.
Pyetja ime eshte se si te instaloj nje program.
Ne rastin tim programi qe perdori VmWare me jap nje program per ta instaluar, por problemi eshte qe nuk di.
Ne fillim programi ishte .tar.gz, e bera extract ne documents, por kur shkoj tek fajlli vmware-install.pl dhe beje Run, asgje nuk ndodh ( ndoshta diqka ndodh por se kam iden)
Ju lutem te me ndihmoni
Ju falemnderit.

laurenti's picture

Atëhere, nëse arrita t'ju kuptoj:

- Keni instaluar Ubuntu në një makinë virtuale (duke përdorur vmware);
- Dëshironi të instaloni një program në Ubuntu.
Është kjo gjendja?

Nëse po, vmware-install.pl nuk ju duhet për asgjë.
Thjesht jepni komandat:

tar xvfz emri_file.tar.gz
cd emri_file
./configure
make
sudo make install

Nëse nuk merr mesazhe gabimi gjatë configure dhe make, programi instalohet me sukses.
Kjo vlen gati për të gjithë programet që dëshiron të instalosh nga buruesi.
Përndryshe, Ubuntu afron disa instrumentë grafikë që ju ndihmojnë të gjeni, shkarkoni dhe instaloni programet e dëshiruar.

Nëse përkundrazi, dëshironi të instaloni VMware në Ubuntu (dhe këtu kam dyshime për dobishmërinë), mjafton thjesht të hapni një terminal në Ubuntu, të shkoni tek kartela ku gjendet vmware-install.pl dhe të jepni komandat si në vijim:


sudo ./vmware-install.pl

dhe të vazhdoni instalimin duke ju përgjigjur pyetjeve që instaluesi i vmware ju kërkon (në përgjithësi mjafton pranimi i opsioneve të prezgjedhur.

beni_peja's picture

Falemnderit shum per pergjigje.
Kjo komanda e fundit me ndihmoje per ta instaluar.
Tani per momentin jam ne open suse 10.3 por me thene te drejten me shum me pelqen Ubuntu.
Falemnderit dhe nje here per ndihmen tuaj, dhe ja kalofshi mire
P.S. Do t'ju bezdis ca me pyetje por shpresoj se do te gjeje mirekuptim

Anonim's picture

Morra nje Os Linux live ,por nuk arrita dot te largohem nga DOS ,cilat jan hapat ne vijim nese do te kishit mundesi te mi nenvizoni.Ju faleminderit Blini .