You are here

Kërkesat e sistemit.

laurenti's picture

Drupal, nuk ka nevojë për konfigurime të komplikuara: një makinë e konfiguruar sipas këtij udhëzuesi përmbush të gjitha kërkesat.

Shkurtimisht përmendim çfarë na duhet:

  • Një server web, këshillohet me forcë Apache, mundësisht në versionin 2.x.
  • PHP
    Versionet Druapal 4.2 deri dhe përfshirë 4.5.2
    Për këta versione kërkohet PHP 4.1+. Versionet më të vjetër të Drupal kërkojnë PHP 4.0.6+.
    Drupal 4.6 (versioni aktual)
    Versioni aktual i Drupal funksionon me PHP 4.3.3+. Të gjithë versionet e ardhshëm (Drupal 4.7.0 pritet të lëshohet këto ditë) funksionojnë edhe me PHP 5.
    Shtesën XML për PHP (për modulët bloggerapi, drupal, jabber, dhe ping).
    Konfigurimi i zakonshëm i PHP e ka këtë shtesë të aktivuar (pra nuk duhet të bëni asgjë).
    Një memorje të PHP prej 8 MB për instalimin bazë të Drupal
    M.q.s. zakonisht shtohen modulë shtesë, ju këshilloj t'a caktoni të paktën në 12 MB. Rruga më e thjeshtë për këtë qëllim është shtimi i direktivës tek file .htaccess i Drupal:

    php_value memory_limit 12M

    tek kartela root e instalimit Drupal. Ky file përmban gjithashtu direktivat e tjera që ndryshojnë nga instalimi normal i PHP: zakonisht nuk duhet të prekni gjë tjetër.

  • Një server databazë i suportuar nga PHP.
    Rekomandohet: MySQL, v3.23.17 ose pasardhës.
    MySQL 4 është i mjaftueshëm.
    Duke filuar nga Drupal 4.7, afrohet suporti për PostgreSQL
    Mund të përdoren versionet 7.3 e sipër.