You are here

Je një student? Përmirëso Linux dhe fito çmimet

AlbLinux's picture

IBM ka hapur dyert e serisë së dytë të "IBM Linux Scholar Challenge", një konkurs për studentët universitarë, që do të sfidohen midis njëri-tjetrit duke realizuar modifikimin më të mirë të Linux ose duke krijuar tool dhe programe për "Pinguinin".

Për të marrë pjesë në konkurs duhet të kryhet regjistrimi brenda 31 Tetorit, pastaj do të vihen në dispozicion rreth dy muaj për të përpunuar projektet, që duhet të dorëzohen brenda 13 Dhjetorit.
Punimet e studentëve do të vlerësohen në datën 20 Janar 2003 nga një zhuri e seleksionuar ekspertësh.
Si çmime për fituesit janë vënë në dispozicion: 20 notebook high-end ThinkPad dhe për tre të parët e kursit një stage verore tek qendra IBM Linux Technology.
Edhe universitetet do të shpërblehen: universitetit që do të marrë më shumë pikë (si rezultat i shumës së pikëve të marra nga çdo student) do t'i jepet një cluster Linux me 16 nyje.
Jeni i interesuar dhe ndiheni gati? Atëhere kliko këtu.