apt-get update apt-get upgrade
Projekti GNOME afron dy gjëra: Ambientin desktop GNOME, një desktop tërheqës dhe të lehtë për përdoruesit, dhe piataformën e zhvillimit GNOME, një koleksion të pasur instrumentësh, librerish dhe komponentësh për të zhvilluar programe të fuqishëm dhe kompleksë, që integrohet me pjesën tjetër të desktop. Gjithashtu GNOME është ambienti i vetëm i punës që, në momentin e shkrimit të këtij udhëzuesi, është përshtatur krejtësisht në shqip.
JHbuild nuk është gjë tjetër veç një instrumenti që u jep mundësinë zhvilluesve të testojnë versionin në CVS të GNOME (pra versionin që pasqyron ndryshimet në kohë reale).
Në vazhdim do të shohim se si të shfrytëzojmë fuqinë e Jhbuild për të instaluar/rifreskuar versionin më të fundit të GNOME.
Shpërndarja GNU/Linux e përdorur është Debian, në versionin Unstable. Megjithatë, Jhbuild mund të përdoret pa problem në shpërndarje të ndryshme Linux apo piataforma të tjera (sigurisht, jo Windows).
![]() |
Shënim
Ky është një udhëzues Jozyrtar dhe Praktik për zhvilluesit dhe testuesit e GNOME nën Debian GNU/Linux (unstable).
|
Kushdo mund të kontribojë në korrigjimin/përmirësimin e këtij udhëzuesi.
Me qëllim që jhbuild të funksionojë me korrektësi shpërndarja jonë në përdorim duhet të jetë sa më e përditësuar.
Kryejmë rifreskimin:
apt-get update apt-get upgrade
Instalojmë disa paketa shtesë, që i nevoiten ambientit:
apt-get install build-essential docbook docbook-utils docbook-xsl \ docbook2x doxygen bison flex libpopt-dev cvs
Nëse lind nevoja e instalimit të pakove të tjera shtesë, mjafton të bllokoni proçesin e jhbuild dhe të instaloni gjithmonë me # apt-get pakon e kërkuar (zakonisht versionet "-dev").
Për lehtësi dhe, për të mos krijuar probleme me ambientet e përdoruesve ekzistues, unë krijoj një përdorues të ri; pra japim komandën:
adduser gnome212
![]() |
Unë po përdor /opt , të cilit i kam dedikuar një particion të veçantë të bollshëm. |
mkdir -p /opt/app/gnome2
Marrim të drejtat e përdoruesit të sapokrijuar gnome212
su - gnome212
mkdir ~/cvs
Futemi tek CVS e GNOME:
cvs -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome login nuk ka nevojë për fjalëkalim -- thjesht shtyp [Enter]
Shkarkojmë modulin jhbuild:
cvs -z3 -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome checkout jhbuild
Instalojmë modulin e saposhkarkuar:
cd jhbuild make && make install
Për këtë qëllim do të marrim shembullin e gatshëm që gjendet tek kartela e jhbuild sample.jhbuildrc
cp sample.jhbuildrc ~/.jhbuildrc
E ndryshojmë sipas nevojave tona:
vim ~/.jhbuildrc
Nëse keni ndjekur pozicionet që kam dhënë deri tani, mund të përdorni konfigurimin që po jap në vazhdim si shembull:
# -*- mode: python -*- # information about cvs server #cvsroots['gnome.org'] = ':ext:jamesh@cvs.gnome.org:/cvs/gnome' #cvsroots['cairo.freedesktop.org'] = ':ext:james@cvs.freedesktop.org:/cvs/cairo' # modules to build (deps are also built) moduleset = 'gnome-2.12' modules = ['glitz', 'pango', 'gtk+', 'dbus', 'meta-gnome-desktop', 'meta-gnome-devel-tools' ] skip = [ 'mozilla' ] # the prefix to install things to (user must have write access) prefix = '/opt/app/gnome2' # where the sources are checked out to checkoutroot = '/home/gnome212/cvs' bindir = '/home/gnome212/bin' # where to put downloaded tarballs. tarballdir = os.path.join(checkoutroot, 'pkgs') # the Netscape Security Service directory nssdir = '/include/mozilla-1.7.10/nss' # the Netscape Portable Runtime directory nsprdir = '/include/mozilla-1.7.10/nspr' # arguments to pass to autogen script autogenargs='--enable-maintainer-mode --disable-static --disable-gtk-doc' #os.environ['INSTALL'] = os.path.expanduser('~/bin/install-check') #branches['libglade'] = 'libglade-gobject-support-branch' module_autogenargs['gnome-vfs'] = autogenargs + ' --enable-hal' module_autogenargs['gimp'] = autogenargs + ' --disable-print --enable-python' module_autogenargs['planner'] = autogenargs + ' --enable-database' module_autogenargs['evolution-data-server'] = autogenargs \ + ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \ + ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir module_autogenargs['evolution'] = autogenargs \ + ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \ + ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir \ + ' --enable-exchange=no --disable-exchange' module_autogenargs['dbus'] = autogenargs + ' --enable-glib --enable-python --enable-checks --enable-docs' #module_autogenargs['howl'] = autogenargs.replace('--disable-static', '') module_autogenargs['totem'] = autogenargs + ' --disable-gstreamer' # set CFLAGS: os.environ['CFLAGS'] = '-g -O2' os.environ['INSTALL'] = os.path.join(bindir, 'install-check') os.environ['ACLOCAL_FLAGS'] = "-I /usr/share/aclocal -I " + prefix + "/share/aclocal" os.environ['PKG_CONFIG'] = prefix + "/bin/pkg-config" os.environ['PKG_CONFIG_PATH'] = prefix + "/lib/pkgconfig:/usr/lib/pkgconfig" os.environ['LD_LIBRARY_PATH'] = prefix + "/lib:/lib:/usr/local/lib:/usr/lib:/usr/share/lib" addpath('XDG_DATA_DIRS', '/usr/share')
![]() |
Kujdes konfigurimin e nss, nspr: mund të ndryshojë në varësi të versionit të mozilla. |
Krijojmë file e përgjithshëm të konfigurimit:
cd ~ grep -i 'prefix' ~/.jhbuildrc > jhbuild.conf
Kush ka durim të rrijë afër ekranit, të përgatisë një sasi të mjaftueshme kafeje, të tjerët, të japin komandat në vazhdim e të dalin të marrin ajër të pastër :-)
cd ~/bin ./jhbuild bootstrap ./jhbuild sanitycheck ./jhbuild build
![]() |
Nëse komanda e dytë e mësipërme ju jep probleme, rikontrolloni me kujdes file e konfigurimit të jhbuild |
![]() |
Nëse Jhbuild ndesh në ndonjë problem, ju jep mundësinë të hapni një konsolë për të korrigjuar/sistemuar çfarë nuk shkon. |
Mbasi gjithçka të ketë përfunduar, jemi gati për të kaluar në fazën tjetër: futja në ambientin e ri të sapo krijuar.
Veprimet në vazhdim kërkojnë të drejtat e root
su root
Krijojmë një file të ri seance:
vi /usr/bin/jhbuild-session
me përmbajtje si në vazhdim
#!/bin/sh exec /home/gnome212/bin/jhbuild --file=/home/gnome212/jhbuild.conf run gnome-session
Bëjmë të ekzekutueshëm file e sapokrijuar:
chmod a+x /usr/bin/jhbuild-session
Krijojmë file jhbuild.desktop:
vim /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
me përmbajtjen si në vazhdim:
[Desktop Entry] Encoding=UTF-8 Name=GNOME me Jhbuild Comment=Kjo seancë do t'ju lidhë në GNOME CVS Exec=/usr/bin/jhbuild-session Icon= Type=Application
Sigurohemi që edhe ky file të jetë i ekzekutueshëm:
chmod a+x /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
Tashmë mund të futemi tek seanca e re e GNOME thjesht duke zgjedhur GNOME me Jhbuild nga menuja e seancave të GDM. Sigurisht, për t'u futur duhet të përdorim përdoruesin e ri gnome212.
![]() |
Mund të futemi në seancën e re pa u shkëputur nga seanca aktuale e punës: mjafton të klikojmë tek menuja qendrore e GNOME Programe —> Vegla Sistemi —> Login i ri |