Liçenca Publike Gjenerale
Ky është përkthimi jo zyrtar i
Liçencës Publike Gjenerale GNU. Nuk është
publikuar nga Free Software Foundation dhe nuk ka vlerë legale
në shprehjen e kushteve të shpërndarjes së
software që përdor liçencën GPL. Vetëm
versioni origjinal në anglisht i liçencës ka
vlerë legale. Megjithatë, shpresojmë që ky
përkthim do të ndihmojë personat që flasin shqip
të kuptojnë më mirë kuptimin e liçencës
GPL.
This is an unofficial translation of the GNU General Public License
into Albanian. It was not published by the Free Software Foundation,
and does not legally state the distribution terms for software that
uses the GNU GPL--only the original English text of the GNU GPL
does that. However, we hope that this translation will help
albanian speakers understand the GNU GPL better.
LIÇENCA PUBLIKE GJENERALE (GPL) E PROJEKTIT GNU
Versioni 2, Qershor 1991
Copyright
(C) 1989, 1991 Free Software Foundation, Inc. 59 Temple Place, Suite
330, Boston, MA 02111-1307 USA.
Përkthim i kryer për AlbLinux.net
.
Ky është versioni i pare në shqip (23 janar 2002).
Kushdo mund të kopjojë dhe të shpërndajë
kopje të plota të këtij dokumenti të
liçencës, por ndalohet modifikimi.
Parathënie.
Liçencat e shumicës së programeve kanë si
qëllim t'i heqin përdoruesve lirinë e shpërndarjes
dhe modifikimit të vetë programit. Përkundrazi,
Liçenca Publike Gjenerale GNU është menduar
për të garantuar lirinë e shpërndarjes dhe
modifikimit të software të lirë, me qëllim që
të sigurohet që programet të jenë të lirë
për të gjithë përdoruesit e tyre. Kjo
Liçencë i aplikohet shumicës së programeve
të Free Software Foundation dhe çdo programi
tjetër autorët e të cilit kanë vendosur të
përdorin këtë Liçencë. Disa programe të
tjerë të Free Software Foundation janë të
mbuluar nga Liçenca Publike Gjenerale Minore. Kushdo mund
t'a përdorë këtë Liçencë për
programet e tij. Kur flitet për software të lirë (free
software), nënkuptohet liria, jo çmimi. Liçencat tona
(GPL dhe LGPL) janë projektuar për tu siguruar që
çdokush të jetë i lirë të
shpërndajë kopje të software të lirë (dhe
po të dëshirojë, të kërkojë të
paguhet për këtë), që secili të ketë
kodin burues apo të ketë mundësinë t'a marrë po
të dëshirojë, që kushdo të mund të
modifikojë programin apo të përdorë pjesë
të tij në programe të rinj të lirë dhe
që kushdo ta dijë që është i lirë
të bëjë këto gjëra. Për të
mbrojtur të drejtat e përdoruesit, kemi nevojë të
krijojmë disa kufizime që i ndalojnë gjithkujt të
mohojë këto të drejta apo të kërkojë
të heqim dorë nga këto të drejta. Këto
kufizime transformohen në një lloj përgjegjësie
për kë shpërndan kopje të software dhe për
kë e modifikon. Për shembull, kush shpërndan kopje
të një programi të mbuluar nga GPL, si falas ashtu
dhe në shkëmbim të një kompensimi, duhet t'u
përcjellë marrësve të gjitha të drejtat
që ka trashëguar. Duhet të kujdeset gjithashtu
që marrësit të kenë apo të kenë
mundësi të marrin kodin burues. Dhe duhet t'ju tregojë
atyre këto kushte të liçencës, në
menyrë që ata të njohin të drejtat e tyre.
Mbrojmë të drejtat e përdoruesit në dy menyra:
(1) duke mbrojtur software me një copyright, dhe
(2) duke afruar një liçencë që jep lejen
legale të kopjosh, shpërndash dhe të modifikosh
Programin.
Gjithashtu, për të mbrojtur çdo autor dhe
vetë ne, duhet të sigurohemi që secili të
kuptojë që nuk ka garanci për programet e mbuluar nga
GPL. Në se programi modifikohet nga dikush tjetër dhe
rishpërndahet, duam që blerësit të dinë që
ajo që marrin nuk është origjinali, në
menyrë që çdo problem i krijuar nga të
tjerët të mos reflektohet mbi reputacionin e autorëve
origjinalë. Së fundi, çdo program i lirë
është nën kërcënimin konstant të
pantentave mbi programet. Duam të shmangim rrezikun që
kush rishpërndan një program të lirë të
marrë pronësinë e patentës, duke e kthyer
në praktikë programin në pronë të tij.
Për të paraprirë këtë mundësi, kemi
sqaruar që çdo patentë duhet ti japë
liçencën e përdorimit kujtdo, ose të mos ketë
asnjë kufizim në liçencën e përdorimit.
Në vijim termet dhe kushtet precizë për kopjen,
shpërndarjen dhe modifikimin.
LIÇENCA PUBLIKE GJENERALE GNU
TERME DHE KUSHTE PËR KOPJEN, SHPËRNDARJEN DHE
MODIFIKIMIN
0. Kjo Liçencë aplikohet mbi
çdo program apo vepër tjetër që përmban
një shënim nga ana e mbajtësit të copyright ku
thuhet që kjo vepër mund të
shpërndahet në termet e kësaj Liçence Publike
Gjenerale. Termi "Program" në vazhdim ka si riferiment
çdo program apo vepër të përcaktuar
kështu, dhe shprehja "vepër e bazuar në Programin"
tregon si Programin ashtu dhe çdo vepër të konsideruar
"derivat" në bazë të ligjit mbi copyright; me
fjalë të tjera, një vepër që përmban
Programin apo një pjesë të tij, si krejtësisht
ashtu dhe të modifikuar apo përkthyer në një
gjuhë tjetër. Që këtej e tutje, përkthimi
konsiderohet në çdo rast një "modifikim". Tani do
të rrjeshtohen të drejtat e kujt përfiton nga kjo
liçencë. Aktivitete të ndryshme nga kopja,
shpërndarja dhe modifikimi nuk mbulohen nga kjo
Liçencë dhe ndodhen jashtë influencës së
saj. Akti i zbatimit të Programit nuk limitohet, dhe l'output i
programit mbulohet nga kjo Liçencë vetëm
atëhere kur përmbajtja e tij përbën një
vepër bazuar mbi Programin (pavarësisht nga fakti që
është krijuar duke zbatuar Programin). Në bazë
të natyrës së Programit output i tij mund të
jetë apo jo i mbuluar nga kjo Liçencë.
1. Është i ligjshëm kopjimi dhe
shpërndarja e kopjeve të plota të kodit burues të
Programit ashtu siç merret, me çdo mjet, me kusht
që të riprodhohet në menyrë të qartë
në çdo kopje një shënim i përshtatshëm
i copyright dhe mungesës së garancisë; që të
mbahen të pandryshuar të gjithë riferimet me
këtë Liçencë dhe me mungesën e çdo garancie; që
t'i jipet çdo marrësi tjetër të Programit
një kopje të kësaj Liçence së bashku me
Programin. Është i mundur kërkimi i një pagese
për transferimin fizik të një kopje të Programit,
është gjithashtu i mundur sipas vendimit personal kërkimi
i një pagese në shkëmbim të një mbulese
siguruese.
2. Është i ligjshëm modifikimi i
kopjes personale apo kopjeve të Programit, apo pjesë
të tij, duke krijuar kështu një vepër të
bazuar në Programin, dhe të kopjosh dhe shpërndash
këto modifikime apo veprën e tillë sipas termeve të parafrazës 1, me kusht që të
plotësohen të gjithë kushtet në vazhdim:
- a)
Duhet të tregosh në menyrë të dukshme në files
që kemi të bëjmë me kopje të modifikuara dhe
datën e çdo modifikimi.
- b) Duhet të gjesh menyrën që
çdo vepër e shpërndarë apo publikuar, që
pjesërisht apo tërësisht derivon nga Programi apo
pjesë të tij, t'i jepet në liçencë falas
në tërësinë e saj, sipas termeve të kësaj
Liçence.
- c)
Nëse normalisht programi i modifikuar lexon komanda në
menyrë interative kur ekzekutohet, duhet të bëni që
në fillim të ekzekutimit interativ, ai të
stampojë një mesazh që përmban shënimin e
duhur mbi copyright dhe mbi mungesën e garancisë (ose
që specifikon llojin e garancisë që afrohet). Mesazhi
duhet gjithashtu të specifikojë që kushdo mund të
rishpërndajë programin sipas kushteve këtu të
përshkruara dhe duhet të tregojë ku mund të
lexohet kjo Liçencë. Por, në qoftë se programi
nga ku fillohet është interativ por normalisht nuk stampon
një mesazh të tillë, nuk ka nevojë që një
vepër e bazuar në Programin t'a stampojë. Këto
kërkesa i aplikohen veprës së modifikuar në
përgjithësi. Nëse ekzistojnë pjesë të
identifikueshme të veprës së modifikuar që nuk
derivojnë nga Programi dhe që mund të konsiderohen
me arsye si punë e pavarur, atëhere kjo Liçencë
dhe termet e saj nuk aplikohen mbi këto pjesë kur
këto të fundit shpërndahen veças. Nëse
përkundrazi këto pjesë shpërndahen në
brendësi të një produkti që është
një vepër e bazuar mbi Programin, shpërndarja e
kësaj vepre në tërësinë e saj duhet
të kryhet në termet e kësaj Liçence, normat e
së cilës ndaj përdoruesve të tjerë i
aplikohen veprës në tërësinë e saj, pra
çdo pjese të saj, kushdo qoftë autori. Pra,
qëllimi i këtij seksioni nuk është shpallja e
të drejtave, dhe as kërkimi i të drejtave mbi vepra
të shkruar tërësisht nga të tjerë;
qëllimi është më tepër zbatimi i të
drejtës së kontrollit mbi shpërndarjen e veprave
të derivuara nga Programi apo që përmbajnë
atë. Për më tepër, agregimi i thjeshtë i
një vepre jo derivat i Programit me Programin apo me një
vepër derivat i tij mbi një mjet memorizimi apo
shpërndarje, nuk mjafton për të përfshirë
veprën e pa derivuar në sferën e kësaj
Liçence.
3.
Është i ligjshëm kopjimi dhe shpërndarja e Programit
(apo të një vepre bazuar në të, sikurse shprehur
në parafrazën 2 nën formën e kodit
objekt apo të zbatueshme sipas termeve të parafrazave
të mësipërme 1 e 2, me kusht që të aplikohet
një nga konditat në vazhdim:
- a)
Programi të jetë i shoqëruar nga kodi burues komplet,
në një formë të lexueshme nga kalkuluesi, dhe
që ky burues të afrohet sipas rregullave të
parafrazave të mësipërme 1 e 2 me anë të një mjeti të
përdorur zakonisht për shkëmbimin e programeve.
- b) Programi të jetë i shoqëruar nga
një ofertë e shkruar, e vlefshme të paktën
për tre vjet, për t'i dhënë kujtdo që
bën kërkesë një kopje komplete të kodit
burues, në një formë të lexueshme nga kalkuluesi,
në shkëmbim të një kompensimi jo superior nga
kostoja e transferimit fizik të një kopje të
tillë, që duhet të jepet sipas rregullave të
parafrazave të mësipërme 1 e 2 me anë të një mjeti të
përdorur zakonisht për shkëmbimin e programeve.
- c)
Programi të jetë i shoqëruar nga informacionet që
janë marrë në lidhje me mundësinë e
marrjes së kodit burues. Kjo alternativë lejohet vetëm
në rastin e shpërndarjeve jo komercilale dhe vetëm
kur programi është marrë nën formën e
kodit objekt apo e zbatueshme në përputhje me parafrazën
e mësipërme b). Për "kod burues
komplet" i një vepre nënkuptohet forma e preferuar e
përdorur për të modifikuar një vepër.
Për një program të zbatueshëm, "kod burues
komplet" sinjifikon të gjithë kodin burues të të
gjithë modulëve të përmbajtur në të,
plus çdo file shoqërues që përcakton interfaqet
e jashtme të programit, plus script-et e përdorura për
të kontrolluar kompilimin dhe instalimin e të
zbatueshmes. Në çdo rast nuk është e
nevojshne që kodi burues të përfshijë
asgjë nga çfarë normalisht shpërndahet (në
formë buruesi apo në format binar) me komponuesit
principalë të sistemit operativ nën të cilin
zbatohet Programi (kompilues, kernel, e kështu me
rradhë), me përjashtim të rastit kur këto komponues
shoqërojnë të zbatueshmen. Nëse shpërndarja e
të zbatueshmes apo të kodit objekt është kryer
duke treguar një vend nga ku mund të kopjohet, të
lejosh kopjen e kodit burues nga i njëjti vend konsiderohet
një formë e vlefshme shpërndarje të kodit
burues, edhe pse kopja e buruesit është fakoltative
për blerësin.
4. Nuk është i ligjshëm kopjimi, modifikimi,
subliçencimi, apo shpërndarja e Programit në
mënyra të tjera të ndryshme nga ato qartësisht
të parashikuara nga kjo Liçencë. Çdo
përpjekje për të kopjuar, modifikuar, subliçencuar
apo shpërndarë Programin nuk është e autorizuar,
dhe sjell përfundimin automatik të të drejtave
të garantuara nga kjo Liçencë. Nga ana tjetër
çdo blerësi që ka marrë kopje, apo të
drejta, të mbuluara nga kjo Liçencë nga persona
që violojnë Liçencën ashtu siç tregohet
këtu nuk do t'u bëhet e vlefshme Liçenca e tyre,
me përjashtim të rastit kur sillen në konformitet me
të.
5. Blerësi nuk është i detyruar të
pranojë këtë Liçencë, përderisa nuk
e ka firmosur. Nga ana tjetër asnjë dokument tjetër
garanton lejen për të modifikuar apo shpërndarë
Programin apo punimet e derivuara nga ai. Këto veprime janë
të ndaluara me ligj për kë nuk pranon këtë
Liçencë; prandaj, po të ndryshohet apo shpërndahet
Programi apo një vepër e bazuar mbi Programin, tregohet
në kryerjen e këtyre veprimeve pranimi i kësaj
Liçence dhe të gjithë termeve e kushteve të
saj mbi kopjen, shpërndarjen dhe modifikimin e Programit apo
të punimeve të bazuara në të.
6. Cdo herë që Programi apo një vepër e
bazuar në të shpërndahen, blerësi merr
automatikisht një liçencë përdorimi nga ana e
liçencatarit origjinal. Një liçencë e
tillë rregullon kopjen, shpërndarjen dhe modifikimin e
Programit sipas këtyre termeve dhe këtyre kushteve. Nuk
është i ligjshëm shtërngimi i më
shumë kufizimeve ndaj blerësit në ushtrimin e të
drejtave të tij të garantuara këtu. Kush shpërndan
programe të mbuluar nga kjo Liçencë nuk
është i detyruar t'u imponojë respektimin e
kësaj Liçence të tretëve.
7. Në qoftë se, si rezultat i vendimit të
një gjykate, apo të një akuze për violim të
një patente apo për çdo arsye tjetër (jo
vetëm për çështje patentimi), vendosen kushte
që kundërshtojnë kushtet e kësaj liçence,
që këto kushte të jenë detyruar nga gjykata, nga
marrëveshje midis palëve apo tjetër, këto kushte nuk
i heqin askujt përgjegjësinë ndaj respektimit
të kësaj Liçenza. Në qoftë se nuk
është e mundur shpërndarja e një produkti
në një menyrë që të kënaqë
njëkohësisht detyrimet e dhëna nga kjo
Liçencë dhe detyrimet e tjera përkatëse, produkti
nuk mund të shpërndahet aspak. Për shembull, në
qoftë se një patentë nuk do t'i lejonte të
gjithë ata që marrin t'a rishpërndajnë Programin
pa kërkuar patjetër pagesën e të drejtave,
atëhere e vetmja menyrë për të plotësuar
njëkohësisht patentën dhe këtë
Liçencë është mos shpërndarja e Programit.
Në qoftë se një çfarëdo pjesë e
kësaj parafraze konsiderohet e pavlefshme apo e paaplikueshme
në një rrethanë të caktuar, duhet sidoqoftë
të aplikohet idea e shprehur në këtë
parafrazë; në çdo rrethanë tjetër
përkundrazi kjo parafrazë duhet aplikuar në
tërësinë e saj. Nuk është në
qëllimin e kësaj parafraze shtyrja e përdoruesve
në shkeljen e asnjë patente dhe as ndonjë tjetër
kërkesë mbi të drejtat e pronësisë, dhe as
të kundërshtojë vlefshmërinë e
asnjërës prej këtyre kërkesave; i vetmi
qëllim i kësaj parafraze është mbrojtja e
integralitetit të sistemit të shpërndarjes së
programeve të lirë, që realizohet me anë të
përdorimit të liçencave publike. Shumë
persona kanë kontribuar pa u kursyer në gamën e
gjërë të programeve të shpërndarë me
anë të këtij sistemi, duke u bazuar në
aplikimin besnik të këtij sistemi. Autori/dhuruesi mund
të vendosë sipas dëshirës në se preferon
t'a shpërndajë software duke u mbështetur në
sisteme të tjerë, dhe blerësi nuk mund të
detyrojë zgjedhjen e sistemit të shpërndarjes. Kjo
parafrazë shërben për t'a bërë sa më
të qartë atë që besojmë është
rezultat i pjesës tjetër të kësaj Liçence.
8. Në qoftë se në disa shtete shpërndarja
apo përdorimi i Programit janë të kufizuar nga
patenta apo përdorimi i interfaqeve të mbuluara nga
copyright, mbajtësi i copyright origjinal që vendos
Programin nën këtë Liçencë mund të
shtojë limite gjeografike precizë në
shpërndarjen, për të përjashtuar këto
shtete nga shpërndarja vetë, në menyrë që
Programi të mund të shpërndahet vetëm në
shtetet e pa përjashtuar nga ky rregull. Në këtë
rast kufizimet gjeografikë përfshihen në këtë
Liçencë dhe janë pjesë e saj me të gjitha
efektet.
9. Sipas nevojës Free Software Foundation mund të
publikojë revizione apo versione të rinj të kësaj
Liçence Publike Gjenerale. Versionet e rinj do të
jenë të ngjashëm me këtë si shpirt, por
mund të devijojnë në hollësi me qëllim
që të mbulojnë probleme të rinj dhe situata të
reja. Çdo versioni i jepet një numër identifikues.
Në qoftë se Programi deklaron që është i
mbuluar nga një version i caktuar i kësaj Liçence
dhe "nga çdo version i ardhshëm", blersi mund të
zgjedhë në se dëshiron të ndjekë kushtet e
versionit të caktuar apo të një versioni më
të ri. Kur Programi nuk specifikon se çfarë versioni i
kësaj Liçence duhet aplikuar, Blerësi mund të
zgjedhë një version çfarëdo nga ata të
publikuar nga Free Software Foundation.
10. Në qoftë se dëshirohet përfshirja e disa
pjesëve të Programit në programe të tjerë
të lirë kushtet e shpërndarjes së së
cilëve ndryshojnë nga këto, është e mundur
t'i shkruash autorit të Programit për t'i kërkuar
autorizimin. Për software copyright i të cilit mbahet nga
Free Software Foundation, duhet të shkruani tek Free Software
Foundation; nganjëherë bëjmë shkelje të
rregullave të kësaj Liçence. Vendimi ynë do
të udhëhiqet nga dy objektivë: të ruajmë
lirinë e të gjithë produkteve të derivuar nga
software ynë i lirë dhe të nxisim shpërndarjen dhe
ripërdorimin e software në përgjithësi.
NUK KA GARANCI
11.
ME QENË SE PROGRAMI JEPET NË PËRDORIM FALAS, NUK KA
GARANCI PËR PROGRAMIN, NË LIMITET E LEJUARA NGA LIGJET NË
FUQI. NË QOFTË SE NUK SPECIFIKOHET TJETËR LLOJ ME
ANË TË SHKRIMIT, MBAJTËSI I COPYRIGHT DHE PALËT
E TJERA E JAPIN PROGRAMIN "KËSHTU SIÇ ËSHTË",
PA ASNJË LLOJ GARANCIE, AS TË SHPREHUR AS TË
NËNKUPTUAR; KJO PËRFSHIN, PA U LIMITUAR NË
KËTË, GARANCINË E NËNKUPTUAR TË SHITJES DHE
PËRDORIMIT PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR.
KREJTËSISHT RREZIKU NË LIDHJE ME KUALITETIN DHE REZULTATET
E PROGRAMIT ËSHTË I BLERËSIT. NË QOFTË SE
PROGRAMI DO TË REZULTOJË DIFEKTOZ, BLERËSI MERR
PËRSIPËR SHPENZIMET E ÇDO MIRËMBAJTJEJE, RIPARIMI
APO KORRIGJIMI TË NEVOITSHËM.
12. AS MBAJTËSI I COPYRIGHT DHE AS PALËT E TJERA
QË MUND TË MODIFIKOJNË APO SHPËRNDAJNË
PROGRAMIN SIKURSE LEJOHET NË KËTË LICENCË
JANË PËRGJEGJËS MBI DËMET PARA BLERËSIT,
ME PËRJASHTIM KUR KJO KËRKOHET NGA LIGJET NË FUQI
APO REZULTON NË NJË MARRVESHJE TË SHKRUAR.
PËRFSHIHEN DËMET E PËGJITHSHËM, SPECIALË APO
AKSIDENTALË, ASHTU SI DHE DËMET QË RRJEDHIN NGA
PËRDORIMI APO PAMUNDËSIA E PËRDORIMIT TË
PROGRAMIT; KJO PËRFSHIN, PA U LIMITUAR NË KËTË,
HUMBJEN E TË DHËNAVE, KORRUPTIMIN E TË DHËNAVE,
HUMBJET E PËSUARA NGA BLERËSI APO TË TJERË DHE
PAMUNDËSI E PROGRAMIT NË BASHKPUNIMIN ME PROGRAME TË
TJERË, EDHE PSE MBAJTËSI APO PALËT E TJERA JANË
PARALAJMËRUAR MBI MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE.
FUNDI I TERMEVE DHE KUSHTEVE