You are here

blogs

laurenti's picture

GNOME 2.14 RC - pjesa II

Ok...ja bllokimi i dytë:Moduli: gnome-icon-themeGabimi: Faza e kompilimit ndalon me mesazhin e gabimit:legacy-icon-mapping.dtd' does not existJa si paraqitet:(cd /home/gnome214/garnome/share/icons/Tango/16x16 && /home/gnome214/garnome/libexec/icon-name-mapping -c actions)404 File `/home/gnome214/garnome/share/icon-naming-utils/legacy-icon-mapping.dtd' does not exist file:///home/gnome214/garnome/share/icon-naming-utils/legacy-icon-mapping.dtdHandler couldn't resolve external entity at line 2, column 50, byte 73error in processing external entity reference at line 2, column 50, byte 73 at /usr/lib/perl5/XML/Parser.pm line 187

laurenti's picture

GNOME 2.14 RC - pjesa I

Kush ndjek seksionin e lajmeve, do të ketë vënë re lajmin mbi lëshimin e GNOME 2.14 Release Candidate.
Për ata që dëshirojnë ta instalojnë për ta provuar, ja problemet që mund të ndeshin gjatë kompilimit.
Makina ku jam duke punuar është një Debian Sid. Në vazhdim proçedura:

Fillimisht marrim të drejtat e root
su root
Krijojmë një përdorues të ri për të ruajtur të pastër ambientin:
adduser gnome214
exit
Kthehemi në përdoruesin e ri të sapokrijuar gnome214
laurenti's picture

Ç'ka ka të re në Gnome 2.14?

Ç'ka ka të re në Gnome 2.14? - Mjedisi punues Gnome do të arritë lëshimin 2.14 i cili do të ketë shumë përmirësime dhe risi. Shumica e përmirësimeve kanë të bëjnë me administrimin e mjedisit por edhe me pamje apo përjetimin e përdoruesit.... [Lajme nga Pr-Tech]

AlbLinux's picture

Aventura me AlbLinux.net (ish probleme me provider-in)

Ok...ndryshova titullin :-)
Jashtë bie borë :-) Ok...gjeta një pc të vjetër të hedhur në një qosh: për t'u ndezur ndizet. I shtova një skedë rrjeti, 128 me RAM dhe...direkt në rrjet. Instalimi i debian/stable shkoi pa probleme (net-install).
Mbasi siti të jetë në linjë dhe të funksionojë rregullisht duhet shtuar një udhëzues i përditësuar mbi instalimin e një serveri debian: është me të vërtetë një kënaqësi të shohësh si punon në menyrë të mrekullueshme edhe tek një pc i vjetër!
Konfigurova versionet stabël të Apache2, php4, Mysql4.01 e Postfix: konfigurimi i afrohet atij të kryer nga provider-i i hapsirës web.

AlbLinux's picture

Probleme me provider-in e AlbLinux.net

Viti i Ri, probleme të reja :-)Mesa duket, provider-i që afronte hosting për sitin tonë është zhdukur nga qarkullimi! Ka fikur serverët dhe telefonët: asnjë mundësi për rekuperimin e kopjeve të databazës apo files e sitit.Sidoqoftë, ja masat e marra:1- Kalimi tek një provider i ri (me pasojat që rrjedhin nga ky kalim: shpenzime plus të paparashikuara);2- Blerja e domain-it të ri AlbLinux.org, që do të ridrejtohet në të njëjtën hapsirë web sikurse AlbLinux.net;Kryer në lokale: 3- Transformimi i të dhënave nga PHP-Nuke në Drupal: 3.1 - Emigrim me sukses i përdoruesve

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë