You are here

blogs

laurenti's picture

Disa ditë pa Galerinë e Imazheve

Makina ku ishte instaluar Galeria e AlbLinux, "vdiq" sot në mëngjes në menyrë të papritur :-(
Ishte ky dhe shkaku i ngadalsimit të ndjeshëm të krejt sitit gjatë ditës së sotme.
I njëjti server shërbente dhe si Repository SVN për disa Projekte (gnome-albanian, livecd, etj...).
Besoj që brenda pak ditëve, do të arrij të përgatis një makinë tjetër për të ripristinuar shërbimet e mësipërme.
Sistemi i backup duhet të ketë ruajtur rregullisht kopjet, kështu që nuk mendoj të ketë të dhëna të humbura.

laurenti's picture

ATI drivers me Xorg 7.0

Shumë nga përdoruesit e Debian/Sid, do të kenë vënë re, pas një upgrade të sistemit, kalimin në xorg 7.0.14.
Do t'a kenë vënë re me siguri ata që përdorin skedat video ATI: driver-ët (pronësorë ose jo) për këto skeda nuk funksionojnë më me këtë version (kërkojnë xorg deri në versionin 6.9).
Si i bëhet?
Ja dhe zgjidhja e përkohshme (deri sa të lëshohen drivers e ri për këtë version):
Duke parë që Ubuntu Dapper përdor prej kohe xorg 7.0, përse të mos provojmë drivers e tyre :-)

Ok, fillojmë:
Për ata që nuk kanë të instaluar instrumentët e nevojshëm, instalojmë çfarë na duhet:

laurenti's picture

SVN + statistika për përkthimet në shqip të GNOME

Sot gjeta pak kohë të "luaj" me script-in e ri të krijuar për faqen e statistikave të KDE nga Nicolas Ternisien.Me pak ndryshime, përshtatet mirë dhe për statistikat e përkthimeve në shqip të GNOME.
M.q.s. script-i përdor SVN (Subversion Version Control), m'u desh të konfiguroj edhe svn në server (normalisht përdor cvs): nuk di çfarë të them,,,i meriton të gjitha fjalët e mira që kisha dëgjuar.
debian mjaftojnë 5 minuta për t'a instaluar dhe konfiguruar.
Dhe ja rezultati i punës:

  • Përkthimet për GNOME mund të shkarkohen me lehtësi nga svn. P.sh. për të shkarkuar përkthimet për versionin stabël gnome-2.14 nga svn, veprohet si në vazhdim...
laurenti's picture

Instalimi i Drupal CMS në shqip.

Seksioni i udhëzuesve tek AlbLinux është pasuruar me një udhëzes të ri praktik mbi instalimin bazë të CMS Drupal.Udhëzuesi është shkruar për sistemet operativë GNU/Linux por, konceptet vlejnë edhe për sisteme të tjerë operativë.Një version i përshtatshëm për printim, në këtë adresë.Figurat e marra gjatë instalimit, mund të shihen tek Galeria e AlbLinux.

laurenti's picture

GNOME 2.14 në Debian SID

Duke filluar nga dita e djeshme, pjesa më e madhe e paketave të GNOME 2.14 gjendet në Debian Sid.

Ja file i sources.listapt që jam duke përdorur:

/etc/apt/sources.list

deb file:/opt/cache/apt-build/repository/ apt-build main

####################################################################
# Experimental
####################################################################
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb-src http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib

deb http://debian.fastweb.it/debian/ experimental main non-free

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë