You are here

blogs

Elysium444's picture

Gnome vs KDE

para nje jave kalova ne KDE mbas shum e shum kohesh duke punuar ne Gnome. Dhe ajo qe arrita si konkluzion eshte qe Gnome+beryl nuk krahasohen fare me kde. Gnome harxhon shume pak procesor dhe eshte praktik ka me shum mundesi modifikimi sesa KDE duke perjashtuar avantzhet e KDE per "multiple wallpaper" qe eshte dicka e mire. Gjithsesi akom skam provuar KDE me beryl por besoj se do kthehem ne GNOME edhe per shume kohe ne vazhdim...

P.S. Nqs dini ndonje avantazh te vecante qe ka KDE dhe Gnome nuk e ka, Ju lutem shkruani nje koment.

-Elysium444

laurenti's picture

I zënë, tepër i zënë....

Kohët e fundit, për arsye pune, më është dashur të lëviz shumë.
Se nga një anë sa më sipër tranformohet në rrjedhoja pozitive përsa i takon aktivitetit tim profesional, nga ana tjetër, në menyrë të pashmangshme, sjell disa efekte jo pozitive.
Thjesht duke i hedhur një sy datave të shkrimeve të fundit në portal mund të kuptohet që është zvogëluar në menyrë tepër të ndjeshme koha që zakonisht i kushtoj mbarëvajtjes së portalit (shtimit të lajmeve/artikujve, udhëzuesve, etj... edhe pse në menyrë të papritur është regjistruar gati dyfishimi i numrit të vizitave ditore).

laurenti's picture

Të përdorim APT për të krijuar një CD plot me software

Sikurse të gjithë e dimë, një nga kërkesat e sistemit Debian GNU/Linux apo Ubuntu është përditësimi periodik, duke filluar nga 1 herë në ditë (për sistemet testing/unstable) deri të paktën 1 herë në muaj (për sistemet stable).
Sa më sipër është një komoditet për të gjithë ne (programe të sigurt dhe gjithmonë të përditësuar) që zakonisht përdorim të paktën një linjë xADSL por, po në Shqipëri?

Është një nga pyetjet që më bëri një shok nga Shqipëria: ok, filluam t'u këshillojmë dhe instalojmë klientëve Debian/Ubuntu në kompjuterët e tyre por, si i bëhet me update/upgrade të programeve të instaluar? Jo të gjithë këtu kanë lidhje të shpejtë internet....

laurenti's picture

Shqipëria dhe GNU/Linux

Vendimi i dhomës së parlamentit francez për të kaluar në Open Source, më shtyu t'i hedh një sy raportit të administratës publike në Shqipëri me GNU/Linux.

Në pritje të informacioneve direkte nga Shqipëria, po filloj me situatën më lehtësisht të kontrollueshme: server-ët e përdorur për faqet e ministrive të ndryshme shqiptare (një ligj i disa viteve më parë ka detyruar që çdo ministri dhe ministër shqiptar të publikojë në web sitin përkatës).

Pa shkelur asnjë ligj, ja si do të veproj për këtë fazë:

  1. Kërkim në Google për të gjithë domain që përfundojnë me .gov.al
laurenti's picture

GNOME 2.15.1, versioni i ri në testim

Dje sapo është lëshuar një tjetër version testimi për GNOME.
Sapo përfundova instalimin (në të vërtetë instalova thjesht bazën dhe disa nga instrumentët e administrimit): përshtypjet? Po të vazhdohet me këtë hap, GNOME do të bëhet me të vërtetë një hapësirë pune e plotë për çdo lloj përdoruesi, me çfarëdolloj kërkese.

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë