You are here

blogs

laurenti's picture

Kush është më i shpejtë?

Në të vërtetë, personalisht, nuk më ka interesuar në menyrë të veçantë koha/sekondat e nisjes së një sistemi operativ (edhe pse komjuterët e mi fiken tepër rrallë :-) ).
Nga ana tjetër, nuk mund të ngjallë veç një ndjenjë kënaqësie video në vijim.

Prova është kryer në katër sisteme operativë me 64bit dhe vë në krahasim kohën e nisjes së sistemit dhe hapjen e një shfletuesi web.

Rezultati i provës:

Sisteme Operativë: 
laurenti's picture

Kernel 2.6.31 në Debian Lenny

Sot pasdite u mora me konfigurimin e një serveri të ri: Si gjithmonë instalimi u krye nga një net-install me versionin 5.02 të Debian(Lenny). Ok, instalim i "virgjër", vetëm paketat bazë, asnjë paketë shtesë.
M.q.s. serveri do të instalojë Asterisk PBX, mendova të "optimizoj" pak kernel-in, e pse jo, të përdorja versionin e fundit stabël, 2.6.31-6.

Ok, shkarkoj kernel nga kernel.org, kryej ndryshimet në parametrat e konfigurimit dhe jap:
fakeroot make-kpkg --initrd --append-to-version=-ast01-lw kernel_image kernel_headers

Seksioni Kernel: 
Forume: 
laurenti's picture

AlbLinux në DRUPAL 6.14

AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.

Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.

Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.

Lajme & Lajmërime: 
Internet: 
laurenti's picture

Sa nga ju njohin "mësuesen Karen"?

Unë personalisht jo, por njoh shumë nga shoqet e saj, e shoh në sytë e vajzës sime që, mbasi kthehet nga ora e "Informatikës" e mbasi hap portatilin tim, më kërkon "ndihmë": Papà, dov'è MicrosoftWord che abbiamo "studiato" oggi? Perché non trovo mai i pulsanti "Start" e "Programmi" come a scuola? Unë i përgjigjem shkurt: Kliko "Programe" e pastaj "OpenOffice.org Writer", është njësoj! Por vajza këmbëngul: Ma no... la maestra dice di no... . Mirë, ti bëj si të them unë, do të shkoj unë në shkollë të bisedoj me "mësuesen" tënde....

laurenti's picture

Pa (shumë) fjalë!

Open Source: 

Faqet

Subscribe to RSS - ditarë