You are here

Problem me BIOS?

helios's picture

Po provoja Knoppix ne nje kompjuter Piii 450Mhz,320 SDRAM,hda Maxtor 40GB(master), hdb Maxtor 6GB(slave), hdc LG rw, hdd Toshiba DVD-ROM player. Ok, me knoppix nuk pata shume probleme, perveç ekranit qe me ´zhdukej´ (behej i zi) kur perpiqesha te levizja mouse ne 1280x1024 (mendova se XFree86 e suportonte meqe eshte 17´´). Me pas, provova si per kuriozitet knoppix-installer ne console, zgjodha hdb si drive por dola nga cfdisk sapo pashe qe ekzistonin 2 ndarje me Linux (debian) te preinstaluar (kompjuteri nuk eshte i imi prandaj).



Nga Bios kisha zgjedhur CDROM,A,C si rradhitje nisjeje, nuk doja te ndryshoja me rradhen, as te hiqja CD-Rom e Knoppix nga lexuesi, keshtu qe nisa te shtyp F8 dhe F12 per te nisur menune e nisjes (ate te boot-it) ku njeri zgjedh çfare te nise. Nuk ndodhi gje hiç, kompjuteri pas nja 7-8 sec kur une isha duke shtypur ato 2 tasta, bente nje ´beep´ te çuditshme me ate altoparlantin e vet te vogel qe e ka brenda (te cuditshme sepse ishte ndryshe nga ´beep´ e tjere. Pas kesaj, kur arrin tek ´Detecting IDE secondary Master LG...blah blah´ dhe ´Detecting IDE secondary Slave Toshiba DVD-ROM...blah blah´ ngec tek kjo e fundit dhe nuk ben asgje me. Po ketu, nese une shtyp tastin ´canc´ (´del´ ne tastieren angleze) hyn direkt ne BIOS. Nje mendje me thote qe me ´knoppix-installer´, kur hoqa flag e nisjes nga hdb(kujtoja se ishte hard-disk i paperdorur meqe Windows nisej normalisht nga hda) ta kem lene pa flag nisjeje kompjuterin dhe sic duket sdi nga tja mbaje. Edhe pse knoppix-installer eshte ´under heavy development´, edhe pse une dola nga cfdisk pa ruajtur asgje...direkt me quit.

Ka ndonje menyre zgjidhjeje ky problem?



PS.Me falni nese skam qene shume i qarte ne ndonje pershkrim. S´para kam hasur ne te tilla probleme.

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: helios më 07-06-2004 12:11 ]

Administratori's picture

Futesh dot tani ne irc (#alb-linux)?