You are here

Probleme në lidhje me funksionimin e portalit

Administratori's picture

Vazhdojnë problemet teknike me server-in ku ndodhet siti ynë. Kësaj rradhe është shërbimi email që nuk funksionon! Falenderoj ata që më lajmëruan për këtë difekt dhe i kërkoj pak durim të gjithë kujt është munduar këto ditë të regjistrohet (pa sukses sepse sistemi automatik i regjistrimit parashikon dërgimin e një emaili në adresën e kujt ka kërkuar regjistrimin dhe pret 24 orë konfermimin via email nga ana juaj. Nëse ky konfirmim nuk arrin fshin automatikisht të gjitha të dhënat nga databaza. Pra, hapi i parë nuk arrin të realizohet nga sistemi).

Kujt ka ndeshur probleme të tjera në sit, mund të përdorë këtë temë.

Ju faleminderit!

enderson's picture

Jam i rregjistrua ne sitin tuaj dhe tentoj te futem ne zonen Mesazhe dhe me thote se eshte zone private dhe me nevojitet nje regjistrim;mendova se duhej nje regjistrim tjeter perveç atij fillestar dhe u regjistrova me te njejtin nick qe kam ne acountin tim ,por me thote se ky nick eksiston ne database?!
Kjo gje me ndodh dhe ne zonen Sherbime,Seksione.
Bera regjistrimin me nje nick te ri por mu duk sikur ishte po i njejti proces egjistrimi.
Pyetja eshte,a nuk mjafton vetem nje regjistrim per zonat e ndryshme te sitit(natyrisht zonat e hapura per te regjistruarit dhe jo ato per administratoret)apo zonat ku kam tentuar te hy jane private apo ta paaktivuara akoma?

Pershendetje

-----------------
enderson@email.it

Administratori's picture

Përshëndetje enderson,

nuk ka nevojë të kryeni një regjistrim të ri: problemi është i sistemit. Shpresoj të gjej pak kohë për të korrigjuar difektin brenda ditës së sotme.

Ju faleminderit për njoftimin.

Administratori's picture

Tani nuk duhet te kete me probleme ne lidhje me perdorimin normal te sistemit.

Nese dikush ndesh ne çfaredo problemi, eshte i lutur te na lajmeroje.