You are here

opera kundrejt firefox

laurenti's picture

Ajo "përveç faktit që nuk është i lirë" për ne ka rendësi të madhe. 35€ për t´a blerë apo 17€ për upgrade (duke ditur nevojshmërinë e rifreskimeve gati javore për të cilat ka nevojë një shfletues në ditë e sotme) nuk janë pak, aq më tepër duke konsideruar alternativat free.

Nga ana teknike: opera nuk është as më i sigurt e as afron ndonjë funksion më shumë se ç´afrojnë shfletuesit free.

Përdor zakonisht firefox apo epiphany sepse janë tepër të shpejtë e të pangarkuar. Nëse do të më duheshin funksionet mail, apo IRC e newsgroup, apo editues html, atëhere mund të përdor Mozilla, e nuk kam përse të ble Opera!

Në vazhdim po bashkangjis disa foto të së njëjtës faqe, shikuar nga shfletues të ndryshëm (po, më mungon IE): sikurse mund të shihet, cilësia më e ulët në shfaqjen (vizatimin e gërmave) dhe respektimin e stilit CSS i takon shfletuesit Opera.

Dhe e fundit, e jo më pak e rendësishme (ndoshta shumë e rendësishme për ne): Firefox dhe Epiphany janë krejtësisht në

shqip

!

Forume: 
laurenti's picture

Ja dhe fotot me opera e shfletuesit e tjerë:

Opera

Mozilla

Firefox

Epiphany

laurenti's picture

Jo, fotot janë të mijat dhe, janë të njëjtat e publikuara në mesazhin paraardhës. Zmadhimet janë të

figurave

të mësipërme, e jo të faqeve (është kryer me firefox, pasi afron mundësinë e zmadhimit vetëm të fotografive). Kjo për të mos bezdisur më bb.

Përsa i takon mundësive të konfigurimit, provo të kryesh një provë: hap firefox dhe, atje ku zakonisht shkruan adresat e faqeve që dëshiron të hapësh (url), shkruaj

about:config

Shiko çfarë do të hapet.
Kryej të njëjtën provë me Opera, e na thuaj.