Shpërndarjet "Live CD" GNU/Linux

Shpesh herë, përdoruesit që vijnë nga bota Windows, ndihen të pasigurt në hedhjen e hapit të ri: instalimit të GNU/Linux në kompjuterin e tyre.

Edhe në këtë drejtim komuniteti OpenSource ka afruar dhe afron një zgjidhje tepër të përshtatshme: mundësia e provës së një shpërndarje Linux me anë të ashtuquajturës Live-CD; mjafton të niset komjuteri nga CD Live dhe pa instaluar asgjë në disk do të mund të provohet apo dhe të punohet në një shpërndarje GNU/Linux.

Lista e plotë me shpërndarjet "Live CD" Linux mund të vizitohet në adresën në vijim: The LiveCD List.

Më të njohurat janë sa në vazhdim.

Knoppix

Çfarë eshtë KNOPPIX®?

KNOPPIX është një sistem Live në CD ose DVD, i përbërë nga një koleksion programesh GNU/Linux, zbulim automatik të hardware, dhe suport për pjesën më të madhe të skedave video, sekdave audio, dispozitivëve SCSI e USB dhe periferikeve të tjera.

KNOPPIX mund të përdoret si sistem pune Linux për desktop, CD edukimi/mësimdhënie, sistem emergjence, ose të përshtatet për të krijuar versione demostrativë të progremeve komerciale ose jo.
Nuk ka nevojë të instalohet asgjë në hard disk. Duke përfituar nga dekompresimi "në kohë reale", në CD mund të përfshihen më shumë se 2 GB me programe të instaluar të gatshëm për përdorim (më shumë se 8GB në versionin "MAXI" të DVD-së).

Morphix

Morphix është një sistem operativ GNU/Linux në një CD.

Me fjalë të tjera, nuk keni nevojë të instaloni asgjë në diskun tuaj fiks... thjesht fut CD, rinis kompjuterin, fillo të përdorësh Morphix!
Kur të rinisni përsëri kompjuterin (kësaj rradhe pa CD në lexues) makina juaj do të jetë ashtu si e kishit lënë më parë... pa asnjë lloj ndryshimi/dëmtimi.