Përditësimi i sitit në Drupal 6.6

Për shkak të http://drupal.org/node/324824 sapo është kryer përditësimi i sitit në Versionin 6.6 të Drupal.
Përditësimi (6.4 --> 6.5 --> 6.6) u krye pa probleme: siti u vendos për vetëm 15 min në modalitetin "Mirëmbajtje".

Upgrade është i këshillueshëm për të gjithë ata që përdorin DRUPAL në versionet e prekur nga problemet e përshkruar në faqen zyrtare të Drupal, dhe kryhet duke ndjekur këtë proçedurë të thjeshtë:

1- Lidhja në sit si përdorues 1 (përdoruesi admin që ka krijuar për herë të parë sitin)
2- Ndryshimi i modalitetit të funksionimit të sitit në "Jashtë linje"
3- Backup i bazës të së dhënave
4- Backup i file ti sitit (mundësisht duke krijuar një kartelë/arkiv të veçantë me të gjithë file ekzistues)
5- Shkarkimi i paketës .tar.gz me versionin 6.6 të Drupal
6- Hapja në lokale e arkivit
7- Ngarkimi i file të rinj të arkivit në server (via ftp ose ssh)
6- Përditësimi i databazës (http://adresa_e_sitit_tuaj/update.php)
7- Kontrolli që përditësimi të jetë kryer pa probleme/gabime (nëse ndeshen gabime, sistemi jep adresën e faqes nga ku mund të shqyrtohen problemet e ndeshur)
8- Kopja nga kartela e vjetër (hapi 4) e file të personalizuar, si p.sh. tema e personalizuar e sitit, konfigurimi i personalzuar (sites/emri_i_sitit ose nëse përdorni default - konfigurimin në lidhje me përdoruesin/database nga sites/default/settings.php).
9- Nëse nuk ndeshet asnjë lloj problemi, rikthimi i sitit në modalitetin "Në linjë"
10- Shkëputja nga përdoruesi Nr.1 dhe hyrja si përdoruesi i caktuar kryerjen e aktiviteteve të zakonshme në sit.

Gjithë sa më sipër kërkon rreth 15-20 min kohë.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit